Me datë 02.01.2025 në ora 17:40 në SPB Tetovë personi A.Sh. (42) nga fshati Novosellë, së bashku me avokatin e tij D.H. ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 04:30, ndërsa A.Sh. ka qenë në punë në një objekt hotelierik në bulevardin e ,,Ilindenit”, në video vëzhgim ka vërejtur se persona të panjohur po i dëmtojnë lulet para hyrjes së objektit dhe kur ka dalë t’i ndalojë ata e kanë sulmuar fizikisht. Më pas ka vërejtur se nga xhepi i janë marrë 20.000 denarë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS