Me 26.01.2025 në ora 23:30 në Stacionin Policor Tetovë, A.A. (36) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 21:10 në vendin e punës në një bastore sportive në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, dy persona që luanin në aparatet VLT kanë kërkuar që të këmbejnë 300 dollarë në denarë, të cilat më pas është konstatuar se janë të falsifikuara. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS