I shiti një gruaje veturën në Zvicër me defekt dhe nuk pranoi ta rregullonte, policia arreston shitësin nga Çegrani
Me datë 23.01.2025 në ora 20:30 në rrugën “18- Nëntori” në Gostivar, punonjësit policorë të Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit, kanë privuar nga liria personin D.A. (37) nga fshati Çegran i Gostivarit, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm nga R.M.O. (25) nga Zvicra e cila në Stacionin Policor të Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga D.A.. Sipas kallëzimit, ajo nga auto salloni i tij në Zvicër ka blerë veturën ,,BMW”, por pas një kohe i është paraqitur defekt dhe D.A. i kishte premtuar se do ta rregullonte defektin. Por më pas ai nuk pranoi t’i kthente automjetin asaj. Atij i janë konfiskuar Çelësat dhe automjeti dhe i janë dorëzuar pronares, ndërsa i njëjti po mbahet në stacionin policorë për procedura të mëtutjeshme dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.TS