Kryeministri Hristijan Mickoski do të jetë për vizitë pune në SHBA ku do të merr pjesë edhe në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp.

Sic njoftoi press-shërbimi qeveritar, në inaugurimin, Kryeministri do të shoqërohet nga Ministri I Jashtëm, Timço Mucunski, Zv/Kryeministri, Izet Mexhiti dhe Zv/Ministrja për Çështje Evropiane, Viktorija Trajkov.

Por, sipas portalit Bullgar “Lupa”, PR Agjencia amerikane për marrëdhënie me opinionin “Dashl Group”, sic thuhet, me të cilën Shkupi dhe VMRO-DPMNE kanë marrëveshje zyrtare që nga viti 2015, e ka ftuar Kryeministrin Mickoski në Uashington, e jo presidenti I zgjedhur Donald Tramp, pohon ky portal Bullgar duke u thirrur në burime të mirinformuara diplomatike.

Nga Qeveria kanë reaguar ndaj këtij shkrimi duke pohuar se vizita e Mickoskit në SHBA gjatë inaugurimit të Trampit, është vizitë zyrtare e jo private. Gjithashtu potencojnë se Qeveria nuk ka asnjë marrëveshje në fuqi me agjencinë e apostrofuar në tekstin e portalit bullgar.

Sipas portalit bullgar LUPA, krerët politik të Bullgarisë, Presidenti Radev, Kryeparlamentarja Kiselova, Kryeministri I ri, Zheljazkov dhe Ministri I ri I Jashtëm, Georg Georgiev, nuk kanë ftesa për të marrë pjesë në inaugurimin e Donald Trampit.

Ndërkaq, VLEN përmes një komunikate e quan nder pjesëmarrjen e liderëve të këtij koalicioni në ceremoninë e inaugurimin e presidentit të SHBA-ve, ku Donald Trump.

Sipas tyre, pjesëmarrja në këtë ngjarje madhore është dëshmi e lidhjeve të forta që liderët e VLEN-it si përfaqësues të shqiptarëve në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, kanë ndërtuar me administratën e re amerikane”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.