Inaugurimi i Trump, Sela: Nuk ka mundësi që një shtet i vogël si Maqedonia, të ketë ftesa për të gjithë ata kryetarë partish
I ftuar në Daily Click, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela foli edhe për inaugurimin e presidentit Donald Trump, më skate, pjesëmarrjen e kryetarëve të partive politike nga Maqedonia e Veriut, përcjell TV21. Sela tha se, nuk ka logjikë, që një Maqedoni kaq e vogël të ketë ftesa për pjesëmarrjen në inaugurim, duke ngritur dyshime që, ministrat që shkuan, nuk ishin të ftuar.
“Në qoftë se do të ishte vetëm ky segmenti ku keqpërdoren paratë e qytetarëve natyrisht se dot ë kishim një shtet të zhvilluar ekonomikisht. Një garë garë e pakuptimit që bëhet edhe qesharake kur i sheh se bëjnë garë Brenda për Brenda qeverisë, do të shkojnë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Trump. Ndërkohë që logjika e thjeshtë bën të kuptosh që nuk ka asnjë mundësi që një Maqedoni kaq e vogël të ketë ftesa për të gjithë ata kryetarë partish dhe çuditërisht, të gjithë janë pjesë e shumicës së re parlamentare”, tha Ziadin Sela.