Një mësues në shkollën filiale në fshatin Xhepisht të Dibrës ka sulmuar fizikisht një nxënës të së njëjtës shkollë, e cila funksionon në kuadër të Shkollës Fillore Komunale “Penestia” – Dibër.
Sipas Stefan Dimoskit, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme – Ohër, rasti është raportuar dje në ora 15:30.
Në DPB Dibër është raportuar se E.S. (54), mësues në shkollën filiale në fshatin Xhepçisht të Dibrës, ka sulmuar fizikisht një nxënës në të njëjtën shkollë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes, pas së cilës do të dorëzohet një kallëzim përkatës, informoi Dimoski.
Një ngjarje e ngjashme u regjistrua vitin e kaluar në shkollën filiale në fshatin Broshicë, e cila funksionon në kuadër të SHFK “Mustafa Kemal Ataturk” në Qendër Zhupë.