Propozim ndryshimet në Ligjin për Mbikëqyrje Inspektuese kanë kaluar filtrin e komisionit amë, dhe tani pritet të kalojnë në seancë plenare. Ndryshimet parashohin se për drejtor të inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor mund të emërohet personi i cili përveç kushteve të përgjithshme, plotëson edhe kushtin e veçantë që të ketë të paktën 360 kredi të arsimit të lartë në fushën e mjekësisë ose të stomatologjisë dhe të provimin profesional. Gjithashtu këto ndryshime parashohin se subjekti i mbikëqyrjes është i detyruar t’i sigurojë inspektorit qasje të pandërprerë në hapësira e produkte si dhe në dokumentacionin e nevojshëm. Ky ligj është propozuar me procedurë të shpejtë.

“Qëllimet kryesore në këtë propozim ndryshim të ligjit është harmonizimi me shumë ligje, edhe atë Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, me Ligjin për Mbikëqyrje profesionale ose Ligjin për kundërvajtje, dhe Ligjin për Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit për themelimin e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurën Administrative dhe procedurën e punësimit në shkallë të dytë”, deklaroi Rashella Mirhazi, deputete e VMRO-DPMNE-së. /Alsat.mk