E premtja e 10 janarit do të jetë dita e parë e punës për deputetët e Kuvendit të Maqedonisë të cilët deri më tani ishin në pushim.

E në seancën e parë deputetët do ta kenë para vetes interpelancat për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Marrëdhënie mes Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zëvendës ministrit të Punëve të Brendshme, Astrit iseni.

Shkarkimin e zyrtarëve të lartë-përmendur e dëshiron Fronti Europian, pas ngjarjeve të regjistruara gjatë festave të28 nëntorit.

Për kryeministrin Mickoski, interpelanca e Frontit Europian kunër zyrtarëve të kësaj Qeverie do të jetë e pa-sukseshme. Thotë se në opozitë për momentin kemi njerëz jo-kredibil. Shton se memorja institucionale i din veprat dhe punët e të gjithë atyre që sot bëjnë opozitë.

HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

“Pres kritika që janë të pabaza të cilët nuk kanë asnjë lidhje me realitetin, por mirë, e tillë është opozita jonë, shpresoj se do nxjerin mësim nga kjo dhe shumë shpejtë do të rifresohen programet e tyre por jo vetëm, ju nevojiten edhe reforma kadrovike, sepse realisht shohim njerëz jo kredibil në opozitë sepse kemi memorje institucionale dhe e dijmë se si çfarë ata kanë bërë në të kaluarën.”

Duke folur për interpelancat, Gashi kishte njoftuar se për secilën do të diskutohet veç e veç dhe në fund të ditës të njëjtat do të votohen.

Veç interpelancës kundër zyrtarëve, po me 10 janar, do diskutohet edhe për interpelancën e dorëzuar nga Levica kundër Ilire Dautit, respektivisht, për shkarkimin e Ilire Dautit nga pozita e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale Demografi dhe Rini.

Në një prononcim për Klan Maqedoni javë më parë deputetja Dauti ka thënë se mund të shkarkohet, por jo të nënshtrohet dhe se nuk do të heqë dorë dhe nuk do ta kalojë ligjin e “Branitellave” pa përfshirjen e ish ushtarëve të UÇK-së në atë propozim ligj.

I pyetur nga Klan Maqedoni, i pari i Kuvendit, Afrim Gashi ka deklaruar se pavarësisht se si do të jetë votimi, Ilire Dauti nuk do të shkarkohet nga pozita e kryetares së Komisionit të lartë-përmendur.