TOSHKOVSKI: FRONTI PO PËRDOR INTERPELANCËN SI MJET DEFOKUSIMI
Me kërkesën për votbesim, respektivisht interpelancë dhe shkarkim të Ilire Dautitt nga posti kryetares së Komisionit, të dorëzuar nga Levica filloi debati në Kuvend. E deputeti i kësaj partie, Jasmin Mecinoviç zbuloi se pse Levica dëshiron ta shkarkojë Dautin, duke përmendur arsyen, ai përmendi edhe UÇK-në.
Për interpelancen foli edhe vet Ilire Dauti. Tha se në asnjë moment nuk do të heq dorë nga barazia dhe ngritja e vlerësimi i UÇK-së.
Veç Dautit, interpelancë në rend dite ka edhe për Mexhitin, Toshkovskin dhe disa funksionarë të tjerë të Qeverisë.
Në një prononcim, Toshkovski ka thënë se interpelanca është mekanizëm demokratik. Ai tha se Fronti po përdor interpelancën si mjet defokusimi.
Ndryshe, interpelanca kundër Ilire Dautit është për shkak të bllokimit të ligjit për “Branitellat” kurse për Mexhitin dhe funksionarët e Qeverisë interpelanca është për shkak se sipas Frontit Europian, kanë dështuar të sigurojnë rendin dhe qetësinë publike gjatë festës së 28 nëntorit.