Angelo Pagotto, ish-portier italian tashmë 51 vjeç, mund të kishte shkruar një histori të ndryshme në futbollin botëror, por varësia nga droga e largoi nga kjo rrugë.

“Isha më i fortë se Buffon, por pastaj kokaina dhe depresioni… Vazhdova të merrja barna psikiatrike, nuk mund të ndalem’, tha ai në një intervistë për ‘Corriere della Sera’, ish-lojtari kampion europe për U-21 në vitin 1996, turne ku Buffon mbante rolin e zëvendësuesit të tij.

LEXO EDHE:
Nuk kalon vizitat mjekësore, sulmuesi zviceran kthehet te Milani
Ish-‘gardiani’ i Juventusit dhe i përfaqësueses së Italisë ishte vetëm 18 vjeç në atë kohë, por jo të gjithë mund të mendojnë se në moment të karrierës së tij ka qenë i dytë. Italia mundi Spanjën në penallti, me Pagotto-n që ndali Iván De la Peña-n dhe Raúl González-in.

“Ishte një kohë kur ai dhe unë ishim portierët më të mirë të Italisë. Kam folur me të kohët e fundit dhe e kam përgëzuar për rolin e tij të ri në përfaqësuese. ‘Duhet të të falënderoj sepse ishe i vetmi që më bëre të fitoja një Kampionat Europe,’ më tha duke bërë shaka, tregoi ai.

“Akuzat për shitje ndeshjesh? Gjithçka është gënjeshtër. Te Milani fitova 350 milionë lireta, i shpenzova të gjitha. Sot jetoj në mal me gruan time të tretë, ëndërroj të stërvis portierë në Serinë A dhe të bëj paqe me mamanë time’, tha ish-sportisti, i cili, përveçse me Milanin, ka luajtur për klube si Pistoiese, Sampdoria, Perugia, Empoli, Reggiana, Triestina, Arezzo, Torino, Grosseto dhe Crotone.

“Për mua, kokaina ishte një rrugë shpëtimi, sidomos kur nuk kisha objektiva. Në atë kohë isha te Crotone, nuk luaja shumë, karriera ime kishte mbaruar. Takova shumë njerëz të këqij të cilëve nuk mund t’u thosha jo. Drogat më larguan nga realiteti. Mendova se do të zgjidhja problemet, por nuk ishte ashtu’, theksoi ai.

“Isha i varur për tre vjet dhe vuajta nga depresioni. Që prej gjashtë muajsh nuk ngrihem nga divani dhe vazhdoj të marr barna psikiatrike. Kam tentuar të ndalem disa herë, por nuk kam mundur. Më bënë tri kontrolle në një ditë dhe vetëm i dyti doli pozitiv. Ishte e çuditshme, dukej sikur gjithçka po manipulohej’, kujtoi Pagotto.

Angelo Pagotto u pyet gjithashtu për të ardhmen: “Ëndërroj të kthehem në Serie A, por në stol. Dua gjithashtu të hap një shkollë futbolli ku të rinjtë të mund të evoluojnë për merita dhe jo vetëm për para. Pa sakrificë, nuk arrin askund.”