Komandanti i batalionit Beit Hanoun i Hamasit, Hussein Fayyad, për të cilin IDF-ja izraelite tha në maj se është eliminuar, duket të jetë akoma gjallë.

Pamjet e shpërndara nga mediat palestineze, shfaqin burrin e identifikuar si Fayyad duke folur gjatë një ceremonie funerali.

Gjatë 24 majit, IDF-ja njoftoi se Fayyad ishte vrarë në një tunel gjatë një operacioni të kryer nga ushtria izraelite.

Kjo nuk është hera e parë që IDF-ja njofton vrasjen e komandantëve të Hamasit, dhe që më vonë doli të jetë se ata janë akoma gjallë dhe se inteligjenca ka pasur informacione të pasakta.

Në anën tjetër, ushtria izraelite akoma nuk ka komentuar asgjë lidhur me raportimet se Fayyad është gjallë. /Telegrafi/