Një zjarr ka përfshirë shtëpinë e të moshuarve në fshatin Çemersko të Kavadarit ku janë të akomoduar 30 persona. Informacionin për MIA-n e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev.

Ai shtoi se në vendin e ngjarjes gjenden ekipe të zjarrfikësve, personelit mjekësor dhe policë.

“Nuk ka viktima, kjo është me rëndësi. Prioritet ka qenë që të nxjerrën në vend të sigurt të gjithë personat që kanë qëndruar në shtëpi. Kemi dërguar dy minibusë, pesë autoambulanca dhe do të transportohen të gjithë në Spitalin e përgjithshëm të Kavadarit prej nga familjet do të mund t’i marrin”, ka thënë kryetari i komunës, Jançev.