Për edukim më të mirë të studentëve, përveç profesorëve të mirë, duhet edhe literaturë cilësore. Teksti i parë i integruar në gjuhën maqedonase, “Gjinekologjia dhe Akusheria”, është hap i rëndësishëm drejt avancimit të arsimit të mjeksisë. Edhe në këtë kohë kur studentët flasin rrjedhshëm së paku një gjuhë të huaj, të mësuarit në gjuhën amtare – maqedonase mundëson përvetësimin më efektiv të njohurive të qëndrueshme, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në promovimin në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.
Gjithashtu theksoi se nuk është e lehtë të bësh një tekst cilësor prandaj duke i uruar autorët, ju bëri thirrje punonjësve shkencorë dhe profesorëve që të ndjekin shembullin si investim për arsim më cilësor për studentët tanë.
“E di që për gjinekologët dhe akusherët e ardhshëm, teksti i ri do të jetë një lehtësim i madh”. Ata kanë zgjedhur një profesion fisnik dhe ky do t’i ndihmojë të përvetësojnë me sukses njohuritë e tyre”, shtoi Janevska.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës
1