Ministrja e Arsimit dhe Shkencës në RMV, Vesna Janevska në një intervistë për INA ka theksuar se himni shtetëror do të hiqet tek pjesa e Ligjit për Arsimin e Mesëm, pasi që sipas saj ky nen nuk duhet të jetë arsye për tensione në rrafsbin ndëretnik.
Në lidhje me arsimin e mesëm, ndodhi bllokimi dhe tërheqja e ligjit për shkak të intonimit të himnit shtetëror në shkolla, çka shkaktoi reagime nga partitë politike shqiptare. Si e komentoni këtë?
“Ligji duhej të tërhiqej sepse filloi të shkaktojë tensione etnike. Politika, për fat të keq, sërish u përfshi në arsim. Por himni nuk duhet të jetë arsye për tensione ndëretnike.
Ligji do të kthehet në procedurë parlamentare, por pa atë nen, sepse kemi probleme shumë më të rëndësishme për të zgjidhur në arsim. Arsimi duhet të edukojë të rinjtë tanë për të kuptuar se çështje të tilla nuk duhet të shkaktojnë tensione”.
Në nga nenet e ligjit përfshihte që himni shtetëror të jetë detyrim të intonohet në shkolla gjatë manifestimeve dhe patronateve vjetore shkollore. Por, kjo u kundërshtua nga partitë politike, ashtu që çoi në tërheqjen e ligjit dhe pas ndërhyrjeve rikthimin e tij në Kuvend.