Sukseset e Valdrin Sahitit nuk kanë të ndalur.
Së fundmi, dizajneri i njohur nga Kosova punoi një fustan për Jennifer Lopez.
Këngëtarja zgjodhi fustanin për një paraqitje të saj në Festivalin e Filmit Sundance, njofton Klankosova.tv.
Ajo mori vëmendje me fustanin e zi të punuar me shumë gurë të cilët lehtë ranë në sy.
J.LO është vetëm një nga emrat e skenës ndërkombëtare e cila zgjodhi Sahitin për fustane, pasi dizajnerin e kontaktuan edhe Beyonce, Kylie Jenner, Cardi B dhe shumë të tjerë.