Shkruan: Jeton Shaqiri
Po reklamoni shkollat dhe projektet që janë realizuar gjatë qeverisjes së kaluar nga BDI, kur unë isha ministër i Arsimit dhe Shkencës. E vetmja gjë që bëni është të merrni meritat e punës sonë! A është ky i gjithë “kreativiteti” juaj? Qeverisja juaj po mbështetet në hijen e suksesit tonë!
Për t’ju ndihmuar edhe më tej, do të publikoj listën e shkollave (qe ju po përmendni me faktet dhe kontratat) ku aktualisht punohet për ndërtimin, rinovimin dhe modernizimin e objekteve arsimore, së bashku me lidhjet e kontratave mes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe kompanive ndërtimore që po i realizojnë këto projekte. Le të flasin faktet!
Përndryshe , më vjen mirë që e vlerëson punën tonë. Në mungesë të ideve të reja, s’na mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojmë t’ju ndihmojmë me projektet tona:
Ndërtimi i objektit të ri shkollor për shkollën e mesme “Sami Frashëri”, Komuna e Kumanovës -) https://e-nabavki.gov.mk/PublicAccess/home.aspx#/dossie-acpp/53688723-165c-4e0d-b3dc-88ea77a2c0fe
Rikonstruksioni i objektit shkollor në OSU “Mirko Milevski”, Komuna e Kërçovës -) https://e-nabavki.gov.mk/PublicAccess/home.aspx#/dossie-acpp/02b4f585-da0e-4909-83b7-87465b2ebc23
Rikonstruksioni i objektit shkollor në shkollën fillore Lirija Zitoshe, Komuna e Dollnenit -) https://e-nabavki.gov.mk/PublicAccess/home.aspx#/dossie-acpp/71388500-ae4c-4540-b76f-a4ee9d422992
Zgjerim i objektit shkollor në shkollën fillore Sande Shterjoski, Komuna e Kërçovës -)
https://e-nabavki.gov.mk/PublicAccess/home.aspx#/dossie-acpp/8df02763-a816-4f5a-a3a5-c90e35ac439c
Ndërtimi i objektit të ri shkollor për shkollën fillore Rilindja në fshatin Selcë, Komuna e Tetovës -) https://e-nabavki.gov.mk/PublicAccess/home.aspx#/dossie-acpp/8d8644b3-57cb-429c-8161-2b3ae4972e94