Juventus ka barazuar me rezultat 1-1 kundër Torinos në ndeshjen e xhiruar së 19 në Seria A kundër Torinos. Derby della Molle siç është i njohur derbi i Torinos përfundoi me rezultat të barabartë. Kenan Yildiz (8’) shënoi golin për Juventusin kurse barazoi në minutën e parë shtesë të pjesës së Vlasic (45+1)

Juventusi po vazhdon të mos tregojë një formë të mirë, pavarësisht se nuk ka humbur asnjë ndeshje në Serie A këtë sezon, por që ka barazuar në 12 ndeshje nga 19 gjithsej në Serie A.

Skuadra e Thiago Mottas e filloi shumë më mirë këtë ndeshje kur në minutën e tetë shënoi gol Kenan Yildiz.

Ai gjeti një hapësirë të mirë për goditje në kufijtë e zonës dhe goditja e tij e ulët përfundon në gol afër shtyllës së djathtë.

Juventus shënon gol në minutën e 21-të përsëri por goli i Nicolas Gonzalez ishte në pozicion jashtë loje.

Kur u mendua që ndeshja do të përfundonte me epërsinë e Juventus, në minutën e parë shtesë të pjesës së parë Yann Karamoh shikon përreth për të vendosur kujt do t’ia pasojë topin. Ai gjen Nikola Vlasic, i cili e kontrollon në mënyrë perfekte dhe lëshon një goditje të jashtëzakonshme që përplaset në shtyllën e majtë dhe futet në rrjetë, duke barazuar kështu rezultatin.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat nuk krijuan shumë dhe nuk patën lojë të mirë.

Momentet e vetme që u veçuan në këtë ndeshje ishin kartonat e kuq që dha gjyqtari i ndeshjes, Paolo Vanoli ndëshkoi me të kuq trajnerin e Torinos Paolo Vanoli dhe atë të Juventusit, Thiago Mota.

Vlen të theksohet së Mërgim Vojvoda luajti në këtë ndeshje për 90 minuta derisa ai u ndëshkua edhe më karton të verdhë për shkak të protestave në minutën e 26-të.

Me këtë barazim, Torino vazhdon të qëndrojë në vendin e 11 me 22 pikë të grumbulluara nga 20 xhiro derisa Juventus zbret në vendin e pestë me 33 pikë nga 19 xhiro.

Torino në xhiron e 21-të do të përballet me Fiorentinën më 19 janar derisa Juventus do të jetë mysafirë i Atalantas në mesjavë më 14 janar, ndeshje kjo e mbetur e xhiros së 19-të.