Shërbimet inspektuese të Qytetit të Shkupit sot kanë zbuluar se kryetari i Komunës së Shuto Orizarit, Kurto Dudush, ka krijuar një deponi të re ilegale, për këtë arsye ndaj tij është ngritur kallëzim penal.

“Sot në terren inspektorët e qytetit të Shkupit me ndihmën e policisë intervenuese kanë konstatuar vepra të reja kriminale të Kurto Dudushit, lidhur me krijimin e një deponie të re të egër, për të cilën është ngritur kallëzim i ri penal, dhe se lidhur me këtë kërkohet edhe përgjegjësi për ndotje me substanca kancerogjene, me të cilat Dudush kërcënon drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve të qytetit të Shkupit”, thuhet në njoftimin e sotëm nga Qyteti i Shkupit.

Këtyre kallëzimeve penale, sqarojnë nga aty, i paraprin një kallëzim penal për hedhje të paligjshme të bërlloqeve që ka bërë Kurto Dudush në tokën e tij private, për të cilën ka bërë marrëveshje me veten në emër të Komunës, për të cilën është kapur dhe për të njëjtën gjë u shqiptua një gjobë dhe filloi aplikimi për përgjegjësinë e duhur.

Dudush është edhe kryetar i një partie rome që është pjesë e koalicionit me Frontin Evropian të prirë nga BDI.