Është ngritur kallëzim penal ndaj një mjeku nga Vevçani i Strugës, i cili më shumë se dy vite ka punuar në spitalin e Ohrit, pa e vazhduar licencën për punë, njofton SPB Ohër.

“Kundër M. R. (44) është parashtruar kallëzim penal për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale – punë nga pakujdesia në shërbim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Ohrit.

Mjeku ishte i punësuar në Spitalin e Përgjithshëm të ISHP-së në Ohër dhe prej më shumë se dy vitesh nuk ka përmbushur detyrimin ligjor për rinovimin e licencës së punës, e cila ka qenë e vlefshme nga data 28.02.2015 deri më 28.02.2022.

“Kështu, ai ka vazhduar të punojë pa pasur licencë pune, ndërsa në të njëjtën kohë ka marrë rregullisht paga dhe shtesa tjera”, thuhet në njoftimin e SPB Ohër.

Me këtë, siç thonë nga atje, ka dëmtuar institucionin shëndetësor.Portalb