Më datë 02.01.2025 rreth orës 02:00, zyrtarët policorë të Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Departamenti i Hetimeve dhe SPB Tetovë, në Tetovë kanë privuar nga liria personat E.Z.(24) nga fshati Gercec i Shkupit dhe A.O.  (24) gjithashtu nga fshati Grçec i Shkupit, të cilët me urdhër të Gjykatës Themelore Shkup 1 ishin kërkuar me urdhër për arratisje nga Burgu i Shkupit.  E.Z. ishte i dënuar me pesë vjet burg për një vepër të kryer penale sipas nenit  215 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, dhe A.O.  me një dënim me burg prej tre vjetësh për vepër të kryer penale sipas nenit 215 paragrafi 1 i Kodit Penal.  Personat do t’i dorëzohen institucionit penal kompetent.TS