Kapet gjatë një grabitjeje në një depo të marketit dhe sulmon punonjësen që e denoncoi, arrestohet 48 vjeçari nga Raveni
Më 03.01.2025, në ora 12:55, zyrtarët policorë nga SP Gostivar kanë privuar nga liria personin G.O. (48) nga fshati Raven i Gostivarit. Ai u raportua nga M.N. (42) nga Gostivari, e punësuar në një market në fshatin Banjicë e Poshtme, se e ka zënë atë gjatë një grabitjeje në një depo të marketit dhe kur ka tentuar të arratiset, ka sulmuar fizikisht denoncuesen. Personi G.O. është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.TS