Warner Bros. do të dhurojë 15 milionë dollarë për të ndihmuar njerëzit në pasojat e zjarreve që goditën Los Angelesin.

Në vijim të donacioneve, kompania Sony ka dhuruar 5 milionë dollarë për rimëkëmbjen e qytetit. Ky kontribut pasoi ato prej 10 milionë dollarësh nga Amazon dhe mbështetje nga yje të njohur si Beyonce dhe Eva Longoria.

“Ne vazhdojmë të ndihmojmë duke paguar dhomat e hotelit dhe akomodimin e përkohshëm, makinat me qira. Los Angeles ka qenë shtëpia e studios sonë argëtuese për më shumë se 35 vjet. Më shumë se një mijë punonjësit, partnerët dhe miqtë tanë janë të vendosur në Los Angeles. ”-thanë ata në një deklaratë për media.

Zjarri masiv shkaktoi 24 viktima, ndërsa 23 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume