Me datë 27.01.2025, në rrugën е ,,Lubotenit” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar B.Q. (32) nga Tetova, i cili me urdhër të gjykatës kërkohej për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej tre vjet, katër muaj e 26 ditë për kryerjen e disa veprave penale ,,vjedhje të rënda”. Ai është dërguar në INKP – Burgu Idrizovë në Shkup për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.TS