Dy klubet e Premier League do të përballen me njëra-tjetrën në raundin e tretë të FA Cup të dielën pasdite.
As Arsenal dhe as Manchester United nuk do të veshin fanellat e kuqe gjatë ndeshjes së tyre të raundit të tretë të FA Cup në Emirates Stadium të dielën pasdite.
Të dy klubet e Premier League do të përballen për një vend në raundin e katërt të këtij kompeticioni historik. Gunners janë fituesit rekord me 14 tituj të FA Cup.
Ndërsa United, që e ka fituar këtë kupë 13 herë, do të kërkojë të ruajë këtë trofe, pas fitimit të edicionit të vitit të kaluar me një fitore 2-1 kundër Manchester City-t në maj të vitit 2024.
Por diçka e pazakontë do të ndodhë gjatë ndeshjes së dielës.
Zakonisht, kur Manchester United dhe Arsenal përballen me njëri-tjetrin, ekipi vendës vesh fanellën e tij të kuqe si vendës. Megjithatë, të dielën, United do të veshin fanellën e kaltër të jashtme.
Ndërsa Gunners do të veshin një fanellë të plotë të bardhë për të mbështetur iniciativën kundër dhunës me thika, të quajtur “No More Red”, e cila ndihmon në luftën kundër dhunës me thika që po ndodh viteve të fundit tek rinia në rrugët e Londrës në Angli.
Vrasja e një tifozi të Arsenal-it, Ben Kinsella, 16 vjeç, në vitin 2008 çoi në krijimin e fushatës, e cila tani partnerizohet me klubin e futbollit dhe sponsorizuesin e fanellave, Adidas.
Ndeshja e nesërme do të jetë hera e katërt që ekipi senior i Arsenal-it vesh fanella të plota të bardha.
Skuadra e Londrës veriore ka fituar vetëm një herë duke veshur këtë fanellë, kundër Oxford United në FA Cup më 2023.
Ndërsa, ata humbën kundër Liverpool në vitin 2024 dhe Nottingham Forest në vitin 2022.
Mesazhi që ata që janë të përfshirë shpresojnë të arrijnë tek të rinjtë është që nuk duhet të derdhet më asnjë pikë gjaku si pasojë e dhunës me thikë.
I ri i Arsenal-it, Myles Lewis-Skelly, 18 vjeç, dha mendimin e tij për këtë fushatë.
“Është kaq e rëndësishme që të fillojmë ta mbështesim”, tha ai për Sky News.
“Arsenal jeton sipas parimeve të tij për të ndihmuar njerëzit dhe për t’i ndihmuar ata të rriten, të qëndrojnë bashkë. Dhe thjesht kjo fushatë , ne e bëjmë vërtet njerëzit “.
“No More Red ofron mundësinë unike për të nxjerrë në pah katër dekada të punës sonë lokale me komunitetin që ka ndihmuar në mbajtjen e sigurt mijëra të rinjve”, tha Freddie Hudson, lider i fansave.
“Të rinjtë përballen me sfida të shumta ndërsa rriten në botën e sotme dhe ne nuk i kemi të gjitha përgjigjet, por jemi të sigurt se duke vepruar së bashku dhe duke hedhur dritë mbi rrjetin e mbështetjes që është në dispozicion në komunitetin tonë, mund të bëjmë një kontribut të rëndësishëm në jetët e pjesëmarrësve tanë”.
Trajneri i Arsenal-it, Mikel Arteta, gjithashtu dha mendimin e tij për këtë fushatë, duke e përshkruar iniciativën si “të shkëlqyer” dhe duke shpjeguar se si klubi “duhet ta bëjë” këtë për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me këtë temë shumë shqetësuese në Angli.