Koalicioni VLEN nuk e ka sjellë Ballkanin e Hapur, por e ka gjetur aty, si një barrë të rëndë që BDI non grata ia ka lënë shtetit dhe qytetarëve. Ky projekt nuk ka qenë asnjëherë në interes të shqiptarëve, të Maqedonisë së Veriut apo të rajonit, por një plan i përgatitur nga Ali Ahmeti dhe Artan Grubi për qëllime të errëta që vetëm ata i dinë! Koalicioni VLEN ka qenë i qartë që nga dita e parë: Ballkani i Hapur është një projekt pa vizion, apo me vizion që i ka shërbyer Vuçiqit dhe Vulinit dhe interesave të ngushta të BDI-së, në dëm të shqiptarëve, sidomos të Kosovës. Falë përpjekjeve tona të palodhshme, jo vetëm që kemi kufizuar dëmet e këtij projekti, por dalë nga dalë po e largojmë plotësisht shtetin tonë nga ky projekt i sjellur nga Ali Ahmeti dhe Artan Grubi. Kujtojmë BDI-në se Bujar Osmani dhe Artan Grubi më shpesh janë takuar me Vuçiqin dhe Daçiqin sesa me Albin Kurtin. E gjithë vëmendja jonë si koalicion në qeveri do të jetë te Procesi i Berlinit.