Skënder MULLIQI

 

Ne përceptimet tona kemi mendime të ndryshme për të kaluarën dhe të tashmën.Sigurisht së kur përjetohet një kohë edhe përceptimi është ndryshe , më i afërt dhe real.Kurse kohët e kaluara do ti shikojmë në mënyre shumë më racionale , se sa kohën e tashme të cilën e përjetojmë shpesh më eufori dhe frikë.Po shohim dhe ndëgjojmë  për luftërat të cilat po zhvillohen në Ukrainë dhe në Gaza.Ne shqiptarët këto luftëra i përjetojmë më ndryshe, në menyrë më emocionale , se na lidhën më përjetimet tona gjatë luftës çlirimtare ndaj Serbisë.Nese nuk përjetohet lufta , tingëllon më ndryshe , në psikën e njeriut, jo që nuk ka dhëmbshuri për viktimat , por përjetimi disi është më i largët.Edhe diqka.Ata që kan përjetuar luftën sigurishtë se ajo  lënë vragë të thella në shpirtin dhe psiqikën  e secilit, madje disa kan mbetur edhe të traumatizuar.Kohët e shkuara shikohen si të ditë të vjetra më të mira, edhe nese kemi pasur ndonjë përjetim të keq, se koha  megjithate shëron plagët.Pas shpërthimit të lufës në Ukrainë dhe në Gaza ,dhe ardhja , duket se bota është përfshirë në një frike dhe eufori.Të gjithë duket se janë përfshirë  në pritshmëri të mëdha ose nga një frikë e madhe, se çka do të na sjellë e nesermja.Dihet së luftërat më të mëdha shkaktojnë gjendje anormaliteti dhe kështu se bashku më te edhe ndikojnë në gjendjën shpirtërore të njerëzëve.Edhe dëklaratat kontraverse të Donald Tramp, sigurishtë se kan shkaktuar pak konfuzion për të ardhëmen e botës.Kjo duket pak e quditshme por vërtetë është kështu, kur dihet së Evropa ka të bëjë më një njeri të çmendur siq është Vladimir Putin, dhe zor të merret vesh dikush me te.Madje, ky dictator mizor ka kërcënuar botën më armë bërthamore nese nuk realizohen planet e tija djallëzore.Ekzitojnë mendime se presidenti i ri i Amerikës, mund të ndalë lufërat siq edhe ka premtuar, por ekzistojnë edhe shumë mendime të kunderta, se ai ka mundësi të polarizojë situatën më  një luftë shumë te rrezikshme .Kjo është më shumë manipulim , por tezat e tilla shpesh edhe mund të përkojnë më realitetin. Bota përjetojë kohën e koronës që mori shumë jetëra njerëzish në botë, dhe shkaktojë  pasiguri jo vëtëm individuale por edhe kolektive. Në fund të fundit, amerikanët ndoshta e zgjodhën  Trump se si ai mendojnë shumica.Madje, nga shumë kush në Amerikë fitorja e tij u përcollë më entuziazem të madh. Politikat sotme shumë po lidhen edhe më botën virtuale dhe kjo po shkakton më shumë huti dhe pasiguri të njerëzimi.Ne këto rrjete sociale po shohim teori të konsipiracionit  dhe madje ide raciste, që sigurishtë se nuk i shërbejnë të mirës së përgjithshme.Sidomos shqëtësime po ngrehin platformat e ndryshme të cilat janë bërë trend në botë . Vërtetë po jetojmë në kohë interesante, të cilat ndoshta edhe pasardhësit tanë do t’a quajnë  “kohë të çmendura”.Ajo që e bën të mundur këtë çmenduri është një gjë e çmendur që quhet internet. Për shkak të internetit, të gjithë jemi të detyruar të kemi dy tru, të funksionojmë në dy nivele. Njëra e vërtetë, tjetra virtuale. Këta janë dy gjera krejtësisht të ndara. Ata dy tru nuk komunikojnë me njëri-tjetrin.Këto janë dy botë.Nuk shkojnë bashkë. Këto dy botëra të kohës bashkëhore  janë bërë sfidë për shumë njerëz…