Konferencë donatorësh me fokus të rinjtë, organizuar nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, hapi sot konferencën donatore të organizuar me qëllim të nxitjes së zhvillimit dhe realizimit të projekteve të fokusuar tek të rinjtë, si pjesë e politikave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.
Para ambasadorëve të pranishëm, përfaqësuesve të agjencive të OKB-së në Maqedoninë e Veriut dhe organizatave ndërkombëtare, ministri Limani iu referua prioriteteve strategjike të Qeverisë dhe Ministrisë në fushën e rinisë, gjegjësisht realizimin e synimeve të përcaktuara – përmirësimin e infrastrukturës rinore, organizimi i të rinjve dhe pjesëmarrja në sjelljen e vendimmarje dhe politikë. Më tej, ai vuri në dukje zhvillimin e politikës demografike me fokus të rinjtë, inkurajimin e migrimeve të kthimit, mbështetjen dhe mbrojtjen e familjeve dhe përmirësimin e sistemit në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, të cilat synojnë zbutjen e tendencave negative demografike, si pjesë e politikave rinore në vend.
“Është shumë e rëndësishme të rritet pjesëmarrja e të rinjve në politikëbërje dhe në jetën sociale. Për këtë qëllim është e nevojshme rritja e numrit të Këshillave Rinor Lokal (KRL) të sapoformuar nëpër komuna, fuqizimi i bashkëpunimit me format e organizimit rinor, organizimi i trajnimeve për ngritjen e aftësive të anëtarëve të Këshillave Rinor Lokal dhe zyrtarëve rinorë, rritjen e numrit të organizatave rinore të mbështetura financiarisht për realizimin e projekteve në fushën e rinisë dhe të tjera”, tha Limani.
Ai gjithashtu theksoi se Ministria vazhdon me aktivitetet në fushën e mbështetjes për të rinjtë e talentuar, mbështetjen për poetët e rinj, artistët e rinj, mbështetjen për të rinjtë në fushën e punësimit të tyre, si dhe angazhimin në drejtim të zbatimit të plotë të Ligjit për pjesëmarrjen e të rinjve dhe politikave rinore.
“Si Qeveri dhe Ministri resore, së bashku me institucionet e tjera kompetente që përfshijnë politika dhe masa për të rinjtë në punën e tyre, ne vazhdojmë të investojmë përpjekjet në ofrimin e kushteve dhe mundësive për të rinjtë, për t’i mbajtur ata në vend, si dhe për t’I motivuar ata që janë larguar të kthehen në vendin e tyre”, tha Limani.
Ai në fund tha: “Nëse duam një të ardhme më të mirë, më të ndritshme për fëmijët tanë, për t’i motivuar ata të qëndrojnë në vendin e tyre, por në të njëjtën kohë për të motivuar ata që u larguan nga shtëpia të kthehen dhe të jetojnë këtu me familjet e tyre, ne duhet t’i bindim se këtu në vendlindjen e tyre ka shpresë dhe mundësi për zhvillim, prosperitet dhe sukses. Ai shprehu besimin se nëse të gjithë i investojnë kapacitetet e veta së bashku, madje edhe më shumë do të ketë sukses.
Limani u bëri thirrje të gjithë të pranishmëve për bashkëpunim dhe mbështetje të thelluar.
“Le ta bëjmë të mundur së bashku që t’u japim të rinjve të ardhmen që meritojnë! Një shans dhe mundësi për çdo të ri!”, porositi Limani.
Aktualisht, Strategjia Kombëtare për Rininë 2023-2027 dhe Plani i Veprimit i miratuar 2023-2025 janë ende të vlefshme, Ministria vazhdon me zbatimin e Planit të Veprimit i cili është në progres, dhe fillon punën për një Plan të ri Veprimi për vitin 2026-2027.