Një zyrtar i Hamasit tha për AFP se do të rihapet nesër kalimi kufitar Rafah midis Gazës dhe Egjiptit. Sipas një marrëveshjeje, kalimi kufitar do të rihapej pasi Hamasi të lironte të gjitha pengjet femra, ushtarët e IDF-së dhe civilët.
Tre pengje izraelite u liruan të enjten në Gaza, ndërsa pesë shtetas tajlandezë u liruan po ashtu ditën e enjte.
Sipas marrëveshjes janë liruar dhjetë izraelitë, nëntë gra dhe një burrë. ndërkohë që nesër pritet të lirohen dhe tre shtetas në këmbim të 90 të burgosurve palestinezë të sigurisë.
“Ndërmjetësuesit informuan Hamasin për miratimin e Izraelit për të hapur kalimin Rafah nesër, të shtunën, pas përfundimit të grupit të katërt të shkëmbimit të të burgosurve ”, tha zyrtari i organizatës palestineze