Nga AAK-ja e Ramush Haradinajt për Klan Maqedoni kanë reaguar në lidhje me deklaratat e ministrit të Qeverisë së Maqedonisë, Ivan Stoilkoviq për deklaratat Kosovo i Metohija.

“E para, Maqedonia e veriut e ka njohur Republikën e Kosovës dhe ka obligim që të sillet në përputhje me normat ndërkombëtare në raport me Shtetin e Kosovës.

E dyta, kjo nuk është goditje vetëm ndaj Shtetit të Kosovës, por edhe ndaj shqiptarëve në Maqedoni, të cilët janë shtylla e marëdhënieve ndërshtetërore midis dy vendeve tona.

Ne jemi të interesuar që të këmi marëdhënie të mira fqinjësore me Maqedoninë e Veriut, sepse kjo është në interes të ndërsjellë.

E treta, është e dhimbshme që Qeveria e Kosovës nuk reagon për një skandal të tillë. Ajo do të duhej ta kishte thirrur amasadorin e Maqedonisë së Veriut dhe t’i kishte kërkuar heqjen urgjente nga faqja zyrtare e këtij cilësimi ndaj Republikës së Kosovës.

Ose këto janë rezultatet e përzierjes së Kurtit në proceset e brendshme zgjedhore në Maqedoni.

Ne po se po, por edhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, duhet t’i kërkojnë llogari” – thonë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për Klan Maqedoni.