Pagat e 70 për qind e të punësuarve në Ministri janë nën pagën mesatare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa dallimet me pagat e të punësuarve në pozicionet e njejta në organet shtetërore, të cilët e kanë marrën shtesën e pagës bazike, është rreth 30 për qind, tha sot Branko Kostovski, kryetar i Organizatës sindikale pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të AOGJSH, në protestën para Ministrisë së Kulturës

Ai shtoi se me këtë proces, e shprehin pakënaqësinë nga, siç theksoi, të ardhurat e padenja të ulëta mujore të të punësuarve në Ministri. Me këtë rast sqaroi se Organizata sindikale pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit para më shumë se dy vjetëve ka përgatitur propozim tekst të marrëveshjes kolektive, i cili ka parashikuar rritje objektive dhe korrekte të pagave të të punësuarve, në vlerë prej 30 për qind, sikur edhe për të punësuait në Ministrinë e Financave, Ministrinë e Mbrojtjes, Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë së RMV-së, SHPPP, Drejtorisë për të ardhura publike, Drejtorisë doganore, Universitetit “Shën Cirili e Metodi”.

“E mirëpresim rritjen e pagave të kolegëve tanë nga organet e tjera shtetërore, por në të njëjtën kohë kërkojmë nga ministri i Financave, Qeveria dhe kryeministri që të mos lejojnë trajtim të pabarabartë të punonjësve në organet shtetërore. Përgjegjësia e kolegëve kudo është e madhe, por të kujtojmë se Ministria e Kulturës dhe Turizmit i shërben punës së 72 institucioneve kombëtare dhe 49 institucuone lokale në fushën e kulturës dhe në kuadër të konkurseve vjetore të Ministrisë përpunohen mesatarisht rreth 5.000 aplikacione, prej të cilave së paku nga gjysma vijojnë detyrime – nënshkrim i kontratave dhe monitorimi i tyre”, theksoi Kostovski.

Ai nënvizoi se kanë bartur përgjegjësi serioze dhe kërkojnë qasje seripoze ndaj të drejtave të tyre.

“Administrata shtetërore nuk duhet dhe nuk guxon të nënvlerësohet me asnjë kualifikim, por puna e saj duhet të pranohet dhe vlerësohet. Angazhohemi për administratë shtetërore përgjegjëse, cilësore dhe efikase, që do të jetë shërbim i qyetarëve dhe bartëse e proceseve të ardhshme reformuese që na presin”, tha Kostovski.

Protestta, siç deklaroi kryetari i Sindikatës së AOGJSH-së, Tërpe Deanoski, do të vazhdojnë çdo ditë nga ora 11 deri në 11:30, ndërsa të premten nga 11 deri në ora 12 do të mbahet protestë para Ministrisë së Financave.