Kryeinspektorja policore, Anne Kirkpatrick tha se shoferi i kamionit që goditi turmën e njerëzve në New Orleans kishte “sjellje të qëllimshme”.

Ajo tha se ai e ngiste kamionin me “një ritëm të shpejtë” në rrugën “Bourbon”.

Kirkpatrick tha se ai “po përpiqej të godiste sa më shumë njerëz që të ishte e mundur”.

Kryeinspektorja thotë se numrat mund të ndryshojnë, por konfirmoi se 10 persona kanë vdekur dhe të paktën 35 të tjerë janë lënduar.

Kirkpatrick tha se aktualisht autoritetet kanë informacion të kufizuar për ata që po trajtohen në spital.

Është e paqartë se sa viktima janë turistë dhe sa janë vendas, shton ajo.

Shoferi ka shtënë nga automjeti i tij drejt policëve, thotë ajo.

“Dy oficerë janë qëlluar”, thotë ajo, por shton se gjendja e tyre është stabile.

Kirkpatrick tha se Byroja Federale e Hetimeve (FBI) do t’i marrë përsipër hetimet.