Monika Kryemadhi, pas daljes nga SPAK, është shprehur se nuk e ka uruar ish-bashkëshortin e saj Ilir Metën për Vitin e Ri, sepse nuk ka më asnjë lidhje me të.
“Do njihemi edhe me fashikujt, pra dokumentacioni. Nga ana tjetër do të përballemi me ekspertizën që do të ndërtojë edhe vetë prokuroria, së bashku me ekspertizën financiare që kemi bërë edhe unë dhe mamaja ime. Është një procedurë pak e gjatë që kërkon konsistencë dhe durim. Për z. Meta nuk di gjë.
Unë nuk pranova të flas për asgjë, kështu që të gjithë deklaratat e mia do të bëhen në gjykatë. Para gjyqtarit nuk jap asnjë shpjegim për asgjë. S’di gjë për Metën. Metën nuk e kam uruar për Vitin e Ri, nuk kam si të uroj një njeri që s’ka lidhje me mua. Të gjithë njerëzit që e iluminojnë Metën me shpifje të tilla, të marrin përgjigje në 2025, siç po e marrin disa. Armiq dihet kush janë, ata që kanë shpifur gjithë kohën”, tha Kryemadhi.