Kryeministri Mickoski zhvilloi bisedë telefonike me sekretarin britanik të shtetit për punë të jashtme, Komonuelth dhe zhvillim, Dejvid Lami
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, zhvilloi bisedë telefonike me Dejvid Lami, sekretarin britanik të shtetit për punë të jashtme, Komonuelth dhe zhvillim.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi situatat aktuale, si dhe për bashkëpunimin ekonomik dhe politik.
Kryeministri Mickoski theksoi angazhimin për bashkëpunim më të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar në projekte të përbashkëta që do të sjellin përfitime ekonomike dhe politike për qytetarët.
Ekziston hapësirë për intensifikimin e marrëdhënieve miqësore dhe për projekte të përbashkëta në infrastrukturë, energjetikë dhe shkëmbime ekonomike.
U diskutua për disa çështje me kontekst rajonal, ku u theksua angazhimi i palës maqedonase për zhvillimin e një politike dialogu dhe bashkëpunimi të përbashkët për forcimin e marrëdhënieve të ndërsjella.