Në një diskutim mbi artikullin e New York Times dhe deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për identitetin shqiptar në gazetën amerikane, ka komentuar edhe historiani Asdren Shala.
Sipas tij, duke njohur botëkuptimin dhe autoritetin e Albin Kurtit, ai është i ngjashëm me dimensionet e Enver Hoxhës, dhe këto janë vetëm simptomat e para të këtij fenomeni, transmeton klankosova.tv.
”Në gjykimin tim, duke e njohur botëkuptimin e tij ideologjik dhe karakterin e tij autoritar, Kurti është pak a shumë sikurse dimensionet e Enver Hoxhës”.
”Këto janë simptomat e para. Ai dëshiron që politika të bëhet religjioni që zëvendëson funksionin historik të feve, dhe kjo është shumë e rrezikshme”, tha Shala në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.