Kuvendi sot do ta mbajë mbledhjen e 30-të. Në rend dite janë gjithsej 26 pika mes të cilave edhe Propozimi i plotësuar i ligjit për ndryshim të Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase, Propozimi i plotësuar i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për të mira audiovizuale dhe Propozim-ndryshimet e Ligjit për furnizimet publike, të gjithë në lexim të dytë.

Deputetët do të diskutojnë edhe rreth Propozim-vendimit për dërgim të pjesëtarëve të Armatës në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Liban, Propozim-vendimin për shpallje të konkursit publik për anëtar të Komisionit për mbrojtje të konkurrencës, Propozim vendimin për shpallje të konkursit publik për anëtar të Komisionit shtetëror për vendim-marrje në procedurë administrative, procedurë të marrëdhënies së punës dhe mbikëqyrje inspektuese në shkallë të dytë, si dhe Propozim vendimit për zgjedhje të zëvendësdrejtorit të Agjencisë prë mbrojtje të të dhënave personale.

Në suaza të kësaj mbledhjeje me procedurë të shkurtuar janë parashtruar disa propozim-ligje siç janë ndryshimet e Ligjit për shërbime, Ligjit për taksën për qëndrim të përkohshëm, Ligjit për tregti, Ligjit për veprimtarinë hotelierike, Ligjit për veprimtari turistike, Ligjit për prodhime të ndërtimtarisë, Ligjit për informata të kalsifikuara, Ligjit për inspektim sanitar dhe shëndetësor…

Në lexim të parë në rend dite janë disa ligje të cilët janë kryesisht nga sfera e ekonomisë.