Adriatik Lapaj nga Shqipëria Bëhet ishte i ftuar në “ Të Pashoq”, ku deklaroi se në zgjedhjet e 11 majit synon të marrë 71 mandate.
Lapaj tha se nuk i përket politikanëve rraqexhinj që ulen nëpër tavolina dhe bëjnë llogari mandatesh.
“Nuk i përkas atyre politikanëve që i bëjnë llogaritë me blerje votash, nuk jam rraqexhi. Kam hyrë për të fituar në zgjedhje, për 71 mandate”, tha Lapaj.
Ai theksoi se në 11 maj para dhe pas zgjedhjeve nuk do të ketë asnjë bashkëpunim as me Edi Ramën, as me Sali Berishën dhe as me Ilir Metën.
Sa mandate synoni në 11 maj?
Lapaj: Nuk jam politikan rraqexhi që ulen në tavolina dhe ndajnë mandatet. Kam hyrë për të fituar, synoj 71 mandate. E kam shumë seriozisht, një ditë do të fitojmë. Nëse qytetarët e shesin votën e tyre në qafë paçin veten.
Përplasja në protestë, Arlind Qori: Lapaj erdhi si gangster, plan i parapërgatitur!
Nuk do i ndahem asnjë numëruesi që prek votat. Rama dhe Berisha janë në fund të ciklit të tyre. E ardhmja është me ne, ndaj i them komisionerëve mos prekni asnjë votë se do të përballeni me ligjin.