Sonte në Qendrën për Kulturë në Dibër, Lëvizja BESA konsolidoi degën e saj në këtë komunë.
Në prezencë te kryetarit Bilall Kasami, sekretarit Adnan Azizi, kryetares së Forumit të Gruas Melinda Rashidi, kuvendarët e pranishëm ia besuan Buran Ametit pozicionin e kryetarit të degës.
Gjithashtu, kuvendi votoi edhe për kryesinë e re të degës si më poshtë:
Buran Ameti – kryetar
Krenar Sllova – sekretar
Gafur Dika – nënkryetar
Mersim Koleci – nënkryetar
Marigona Murati – Kryetare e Forumit të Gruas
Besart Papraniku – Kryetar i Forumit Rinor
Urim Çiçe – administrator
Neat Kupa – anëtar
Nurhan Durak – anëtar
Artan Fejsko – anëtar
Nermina Imeri – anëtare
Lëvizja BESA do të vazhdojë me konsolidimin e rradhëve në tërë territorin ku gravitojnë shqiptarë.