Në Maqedoninë e Veriut vazhdon të mbetet çështje e hapur ndryshimi i Ligjit për mbrojtjen nga ngacmimet në vendin e punës apo miratimi i një ligji të ri, ndonëse iniciativa për ndryshime ka nisur para tre viteve, transmeton Portalb.mk.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut, në një deklaratë për MIA, tha se ka filluar procedura për analizimin e nevojës për hartimin e ligjit të ri dhe se është formuar grupi punues, por deri më tani askush nuk i ka ftuar.

“Praktika ka treguar se zgjidhjet ligjore nuk kanë ofruar një kuadër ligjor të kënaqshëm për mbrojtje efektive nga ngacmimet në vendin e punës. Për këto arsye, tre vjet më parë filloi një procedurë për të analizuar nevojën për hartimin e një ligji të ri, LSM ka përfaqësuesin e saj në grupin e punës, por për arsye të panjohura, grupi i punës nuk është thirrur për të dhënë mendimin e tij dhe të vazhdojë me punë”, thonë nga LSM.

Ata theksojnë se zbatimi i ligjit të miratuar në vitin 2013 ka treguar se ekziston nevoja për përmirësimin e dispozitave dhe përshtatjen e tyre me standardet ndërkombëtare të punës.

Që nga viti 2013, janë bërë 25 ankesa në LSM për ngacmimet në vendin e punës.

Në vitin 2024, dy persona kërkuan ndihmë nga LSM.

Në vitin 2024 Portalb.mk kreu një anketë për shqetësimet në vendin e punës në sektorin publik në Maqedoninë e Veriut. Nga 45 persona që u përgjigjën në anketë, 24 janë shprehur se kanë përjetuar shqetësime verbale, fizike dhe gjinore në vendin e punës. Megjithatë, këto raste nuk i paraqesin për shkak të frikërave të ndryshme personale, politike dhe të tjera. Prokuroria dhe Ministria e Brendshme nuk kanë statistika për ngacmimet në vendin e punës. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut edhe atëherë theksoi se praktika ka treguar se zgjidhjet ligjore nuk ofrojnë kuadër ligjor të kënaqshëm për mbrojtje efektive nga ngacmimet në vendin e punës.