LSDM-ja kërkon nga Qeveria që të heq dorë nga ndryshimet, sic thonë, të ligjit kontestues për Mbrojtjen e fëmijëve.

Socialdemokratët përshëndesin mosdekretimin e ligjit nga Presidentja Siljanovska, me cka, sipas tyre, hapet mundësia që qeveria të tërhiqet nga qëllimet për shkak të dispozitave konstestuese.

Sipas socialdemokratëve Neni 9 dhe Neni 10 i Propozimligjit të propozuar nga Qeveria, do të thotë, vendosjen e licensave dygjuhësore në fushën e mbrojtjes së fëmijëve.

LSDM

“Me ndryshimet e propozuara të Ligjit, Qeveria kthen prapa proceset me vendosjen e mundësisë për dhënien e provimit për licensë në formë të letrës në vend të jetë digjitale. Hapen mundësi për keqpërdorime, partizime dhe ndarje të dyshimta të licensave sipas çelësit partiak. Krahas dispozitave kontestuese në këtë Ligj, kontestuese është edhe e gjithë procedura që futej me forcë në Kuvend. Propozimligji, nga Komisioni amë për Politikë Sociale, të Rinj dhe Demografi, Qeveria e transferoi për debat dhe diskutim në Komisionin për Energjetikë.”

Sipas LSDM-së, Kryetari I Kuvendit shkel Rregulloren vetëm që ta anashkalojë Komisionin amër për Politikë Sociale, që është e bllokuar, sipas tyre për shkak të mospranimit të Ligjit për “branitella”

Ëstë e qartë se VMRO-DPMNE i ka shumë borxhe VLEN-it, por rendi juridik I shtetit nuk guxon të cënohet për shkak të marrëveshjeve politike në koalicionin qeveritar – thonë socialdemokratët.