Tom Dodaj i përfshirë në rastin e vrasjes së Liridona Ademaj është dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

Dodaj akuzohet se ia kishte shitur Naim Murselit e Granit Plavës, armën me të cilën ishte kryer vrasja e Liridona Ademajt, në nëntor të vitit 2023.