Nga LSDM, thuhet se “Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, duhet të dalë përfundimisht nga filmi nacionalist. Retorika e tij për nxitjen e tensioneve etnike si mjet për veprim politik është e papranueshme dhe e rrezikshme për vendin. Politikat e tilla dhe filmat me uniforma ushtarake janë provokime të papërshtatshme, për të cilat nuk ka vend në shoqërinë tonë shumëetnike.”

Sipas LSDM-së, “provokimet etnike të qëllimshme nga BDI janë shndërruar në strategjinë e vetme të partisë. BDI nuk duhet të harrojë se shqiptarët në këtë shtet duan paqe, stabilitet dhe marrëdhënie të mira ndëretnike. Kur BDI akuzon LSDM-në për albanofobi, nuk duhet të harrojë se në Komitetin Ekzekutiv të LSDM-së ka shqiptarë dhe një numër të konsiderueshëm shqiptarësh votojnë për partinë tonë.”

Po ashtu, LSDM thekson se “LSDM është partia e vetme që vërtet angazhohet për bashkëjetesë dhe marrëdhënie të mira ndërmjet grupeve etnike. LSDM ka dëshmuar se është e vetmja parti që ka mbrojtur të drejtat e grupeve etnike më të vogla kur kanë qenë të rrezikuara.”

Në përfundim, ata shtojnë se “me veprimet e tij, Ahmeti dhe BDI po i mundësojnë VMRO-DPMNE-së të nxisë më tej situatën ndëretnike dhe të përfitojë politikisht. Pavarësisht se BDI dhe VMRO-DPMNE janë ndarë publikisht, bashkëpunimi i tyre joformal është shumë i dukshëm.”