Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, mori dy orë në një konferencë për shtyp në ditën e zgjedhjeve për të folur gjerësisht me gazetarët rreth Presidentit të SHBA Donald Trump dhe lidhjeve të Evropës me Uashingtonin.
“Ata duhet të heqin qafe aeroplanmbajtësen e SHBA-së”, tha Lukashenko pas votimit, duke folur për Evropën në një konferencë shtypi në Minsk, duke treguar se si Trump po i bën presion Evropës që të bëjë më shumë për sigurinë e saj.
“Ju evropianët po përdredheni si gjarpërinjtë duke kërkuar një rrugëdalje”
“Ju evropianët po përdredheni si gjarpërinjtë duke kërkuar një rrugëdalje. Do të ishte më mirë që Evropa të bënte një aleancë me Rusinë,” tha Lukashenko, i cili vetë mban lidhje të ngushta me Moskën.
“Donald është një artist i mirë, ai është një aktor, një showman”, ka komentuar ai. Por ai tha se nuk pret që mandati i dytë i Trump të sjellë ndryshime për Bjellorusinë.
Sundimi autoritar i Lukashenkos ka zgjatur për 30 vjet dhe ai ka thënë se në të vërtetë nuk dëshiron të kandidojë më për post. “Unë nuk doja të kandidoj në këto zgjedhje. Nuk e doja këtë,” tha ai para audiencës.