Mediat ndërkombëtare raportuan sot se është arritur marrëveshja e armëpushimit në Gaza, mes Izraelit dhe Hamasit.

Për këtë arritje, ka reaguar edhe presidenti i zgjedhur e ShBA-së Donald Trump.

Trump tha se së shpejti do të lirohen edhe pengjet e marra nga grupi Hamas.

Ai tha se “Ditë të mira po vijnë për Amerikën dhe botën”.

“Ne kemi një marrëveshje për pengjet në lindjen e mesme. Ata do të lirohen shpejt. Faleminderit!”, tha kreu i zgjedhur i Shtëpisë së Bardhë.

“Me këtë marrëveshje në fuqi, ekipi im i sigurisë kombëtare, përmes përpjekjeve të Dërguarit të Posaçëm për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, do të vazhdojë të punojë ngushtë me Izraelin dhe aleatët tanë për të siguruar që Gaza nuk do të bëhet kurrë më një strehë për terrorizmin. Ne do të vazhdojmë të promovojmë paqen përmes fuqisënë gjithë rajonin, ndërsa ndërtojmë mbi këtë moment të armëpushimit për të zgjeruar edhe më tej Marrëveshjet Historike të Abrahamit. Ky është vetëm fillimi i gjërave të mëdha që do të vijnë për Amerikën, dhe në të vërtetë, për botën!”, pohoi 78 vjeçari.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume