Një nga 12 viktimat e masakrës që tronditi Malin e Zi, është edhe 13-vjeçari M.V. Miqtë e vogëlushit, kanë bërë postime të shumta prekëse në rrjete sociale.

“Pusho në paq engjëll. Kush do na bëjë për të qeshur tani? Oh Zot, pse merr njerëzit më të mirë. Asnjë moment nuk do jetë njësoj”, shkruajnë ata.

Masakra në Malin e Zi/ Shkon në 12 numri i viktimave, autori vetëvritet, kryeministri shpall 3 ditë zi

Rëndohet bilanci i përplasjes me armë në Malin e Zi, shkon në 7 numri i viktimave
Masakra nisi pasi autori, Aleksandar Martinoviç, kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli gjatë një feste për Vitin e Ri në një tavernë në Çetinje.

Pas sherrit me pronarin, ai shkoi në shtëpi dhe mori një armë.

Ai u kthye në tavernë ku nisi masakrën, duke vrarë të paktën 4 persona aty.

Martinoviç vrau edhe persona të tjerë, përfshirë familjarë të tij.

Në total shtatë burra, tre gra dhe dy fëmijë humbën jetën.

Në fund, Martinoviç vrau veten.

Katër persona janë të plagosur rëndë dhe ndodhen në spital. Njëri prej tyre po lufton për jetën, thanë autoritetet.

Kjo është masakra e dytë në Çetinje në pak vite.

Dy vite më parë, Vuk Boriloviç vrau 10 persona, duke përfshirë dy fëmijë.