Drejtori i Shkollës fillore 26 korriku Driton Ganiu fajin për largimin e punëonjësve nga kjo shkollë të cilët pretendojnë se këtë e ka bërë për shkaqe politike fajin ia hedhë Ministrisë së Arsimit.

Ministria është kopertente për largimin dhe punësimin e kuadrove në shkollë thoytë ai.

Në një deklarat për Klan Maqedoni Ganie thotë se nuk bëhët fjalë për largim të 9 personave por për 6 mësues që nuk kanë qenë adekuart për lëndët për të cilët kanë qenë të angazhuar më herët.

DRITON GANIU-DREJTOR I SHKOLLËS “26 KORRIKU”

“Për shkarkime dhe ngarkime vendos MASH për të tjerat gjëna drejtoria. Nuk janë 9 arsimtar por janë 6 arsimtar. 3 tre prej tyre janë joadekuat nuk e kanë diplomën që e kërkon konkursi një prej tyre ish drejtoreshsa kërkon të kthehet në vend të punës dhe ajo patjetër që do të largohet tjetra nuk ka konkuruar hiç në konkurs ka qenë e punësuar këtu une s’kam qenë drejtor atëher kur është hap konkursi.”

Ganiu thotë se Ministria e Arsimit nuk ka dhënë pëlqimin dhe andaj orët i kanë transferuar në arsimtar tjetër.

DRITON GANIU-DREJTOR I SHKOLLËS “26 KORRIKU”

“Konkursi ka qenë i hapur për të gjithë, nuk qëndron ashtu unë gjithmonë bazohem në bazë të ligjit edhe në bazë të konkursit. Tre që thashë joadekuat njëri prej tyre kolegë i imi nuk është adekuat dhe ministria neve na thotë që 9 orë që ti mbyllim prandaj 9 orë nuk na ka dhënë pëlqim dhe ne e kemi shpërndarë 9 orët tek arsimtarët tjerë.”

A ka ndikuar politika në konkursin e hapur dhe situatën e re të krijuar në shkollën të cilën ai e drejton?

DRITON GANIU-DREJTOR I SHKOLLËS “26 KORRIKU”

“Jo asnjëherë, sigurt. Nuk mund të shkosh jashtë ligjit, ka norma, institucione, dhe ata mund të ankohen.”

Ndryshe, një ditë më parë MASH për Klan Macedonia tha se kompetencat i takojnë pushtetit lokal për largimin apo punësimet në shkollat fillore që është ndryshe nga pretendimet e drejtorit Ganiu.

Të revoltuarit dhe larguartit nga puna javën e shkuar denoncuan situatën e tyre tek institucionet përkatëse dhe janë në pritje të përgjigjes. /tvklan.mk