Kylian Mbappe ka fituar çmimin e parë individual në La Liga.

Futbollisti i Real Madridit është shpalluar lojtari më i mirë i muajit janar.

Ai me golat e shënuar ishte vendimtar për ”Los Blancos”.

Francezi ka shënuar pesë gola gjatë muajit janar me fanellën e Real Madridit, në tre ndeshje të luajtura.

Mbappe shënoi dy gola ndaj Las Palmasit dhe tre të tjerë ndaj Valladolidit.

Në garë për këtë çmim ishin edhe Hugo Duro (Valencia CF), Kike García (Deportivo Alavés), Luis Milla (Getafe CF) dhe Dodi Lukebakio (Sevilla FC).

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume