Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë komisionet për çështje evropiane, për financim dhe buxhet, për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, për shëndetësi dhe Komisioni ligjvënës-juridik.
Raporti i Komisionit evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024 është pika e vetme e rendit të ditës të Komisionit kuvendor për çështje evropiane.
Anëtarët e Komisionit për financim dhe buxhet duhet t’i shqyrtojnë Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për borxhin publik, Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për inspektimin devizor dhe Propozim-ligjin për ndryshim të Ligjit për Bankën popullore të RMV-së, të gjithë në procedurë të shkurtuar.
Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për inspektimin sanitar dhe shëndetësor, me procedurë të shkurtuar është pika e vetme e rendit të ditës në Komisionin për shëndetësi.
Anëtarët e Komisionit për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike do të diskutojnë për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shërbime, të Ligjit për tregti, të Ligjit për veprimtari hotelierike, të Ligjit për mbrojtje të konkurrencës, të Ligjit për inspektoratin shtetëror të tregut, të Ligjit për inspektim të punës, të gjithë në procedurë të shkurtuar.
Komisioni ligjvënës-juridik do të mbajë dy mbledhje, të 52-tën dhe 53-tën. Në rend dite të mbledhjes së 53-të janë Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për borxhin publik, Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për inspektimin devizor dhe Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për Bankën popullore të RMV-së, të gjithë në procedurë të shkurtuar.
Në rend dite të mbledhjes së 52-të janë 11 pika, mes të cilave edhe Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për veprimtarinë turistike, Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për prodhimet e ndërtimtarisë, Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për Inspektoratin shtetëror për energjetikë, xehtari dhe derivate minerale, të gjithë në procedurë të shkurtuar.