Me datë 17.01.2025, në ora 11:30, në fshatin Kamnjan, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë, me urdhër të gjykatës kanë bastisur shtëpinë dhe lokalet ndihmëse të personave S.S. (58) dhe Sh.S. (23) nga fshati Kamenjanë, në lidhje me veprën e kryer “Shkelja e të drejtës autoriale dhe të drejtave të përafërta” e dënueshme nga neni 157 i Kodit Penal dhe “Prodhimi, mbajtja dhe tregtimi pa leje i armëve ose lëndëve plasëse” të dënueshme nga neni 396 i Kodit Penal. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një kompjuter dhe një pistoletë me gaz. S.S. dhe Sh.S. janë privuar nga liria dhe është ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm.TS