Drejtori i Klinikës së Fëmijëve, Rexhep Memedi informon se në klinikën e tyre është rritur numri i pacientëve me infeksione të frymëmarrjes dhe të zorrëve.
Rexhep Memedi, drejtor i Klinikës së Fëmijëve
“Këtë periudhë të vitit dominojnë viruset sezonale të cilat janë më të shpeshtuara, por kjo ndodh pothuajse çdo vit në këtë periudhë. Kemi numër të zmadhuar të pacientëve me sëmundje respiratore dhe infeksione të zorrëve, të cilët trajtohen në klinikën tonë dhe e marrin kujdesin e nevojshëm”, deklaroi Memedi.