Moderatori Meriton Mjekiqi,i ftuar në emisionin “Ndryshe”foli me Salsano Rrapin dhe Elona Duron. Ai foli për emisionin e ri dhe për eksperiencën në “Big Brother Vip Albania 3”.

Çfarë i ka bërë mirë dhe çfarë i ka bërë keq qëndrimi brenda BBV?

Meritoni: Ka më shumë pika që më ka bërë mirë sesa keq. Mirë, sepse më bëri të njoh veten në shumë ngjyrat e mia dhe në formatin e Meriton Mjekiqit. Mirë më ka bërë edhe qetësinë, të cilën ndoshta nuk e kam pasur më përpara. Kam qenë ndoshta më impulsiv. Një e mirë tjetër që më ka ndodhur brenda Big Brother është që jam shumë më i përqëndruar dhe më ka rritur një shqisë të dëgjimit. Brenda, ndoshta nga mospërdorimi i telefonit dhe formës sesi jetonim, kishim interes që të dëgjonim gjithçka. Unë mësova shumë dhe shqisa e dëgjimit mu perfeksionua. Ndoshta për shkak të përqëndrimit dhe filloj edhe hulumtoj se përse më ka ndodhur ajo. Edhe po vazhdon edhe jashtë kjo puna e përqëndrimit. Pastaj se çfarë më ka bërë keq, nuk është diçka që më ka bërë keq. Nuk ka ndonjë detaj. Të mira ka shumë.

Është penduar për ndonjë gjë nga ky rrugëtim?

Meritoni: Ndoshta në 2-3 pika edhe jam penduar. Në dhomën e bardhë do reagoja në disa situata në formë tjetër. Aty jam penduar pak që s’kam reaguar. Për shembull ndryshe do kisha fjetur me të dyja. (Eglën dhe Ilnisën)

A është penduar që ka lënë Ilnisën?

Meritoni: Po kush të tha që e kam lënë Ilnisën? Unë u çudita si nuk u përballëm këtu në studio. Janë x arsye përse unë jam ndarë me Ilnisën dhe që jam deklaruar publikisht. Patjetër e vlerësoj shumë kohën që kam kaluar bashkë me Ilnisën, duke e falenderuar për respektin që më ka dhënë dhe është reciprok. Nuk do doja të tregoja se kush, pse, ose cilat janë arsyet. Dua të ruaj privatësinë, sepse është nënë. Ka një familje të mrekullueshme. Nuk kemi kontakt.